Please enter at least 3 characters.

Rama përshëndet arritjen e marrëveshjes në Maqedoninë e Veriut: Ditë e shënuar për shqiptarët

2020/06/Takimi-i-qeverive-Kosove-Shqiperi-Isa-Mustafa-e-Edi-Rama-foto-Ridvan-Slivova-67.jpg
14:"Ridvan Slivova

Pas arritjes së marrëveshjes për koalicion qeverisës në Maqedoninë e Veriut, ka reaguar edhe kryeministri shqiptar Edi Rama.

Përmes një shënimi në rrjete sociale Rama ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes dhe ka uruar liderin e BDI-së Ali Ahmetin.

“Ditë e shënuar për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, që falë marrëveshjes me fituesin e zgjedhjeve, Zoran Zajev, marrin një peshë të re në jetën politike të vendit fqinj.

Urime të gjithëve, veçanërisht Ali Ahmetit, që me urtësinë e lidershipit të tij në vite ka bërë kaq shumë”, ka shënuar Rama në postimin e tij në twitter.