Please enter at least 3 characters.

Rama: Në Prishtinë ndotja e ajrit në hapësira publike dhe klasa shkollore monitorohet përmes sensorëve të mençur

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë sot se në kryeqytet ndotja e ajrit në hapësira publike dhe klasa shkollore monitorohet përmes sensorëve të mençur.

Ai theksoi se Prishtina prinë në rajon për digjitalizim.

“Prishtina po monitoron ndotjen e ajrit në hapësira publike dhe klasa shkollore, përmes sensorëve të mençur”, ka thënë Rama.

Me anë të një videoje, kreu i kryeqytetit ka bërë të ditur se cilësia e ajrit në Prishtinë po matet në kohë reale.

“A me dalë sot me ecë? A thu a ka me qenë ajri i pastër? S’ka më nevojë për përgjigje me hamendje. Tash, ajri matet në kohë reale”, ka thënë Rama. /Telegrafi/