Rama: Mirëmëngjes nga rruga “Gjergj Balsha”
09/09/2026
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ka përfunduar projekti i rregullimit të rrugës “Gjergj Balsha” në kryeqytet.
Përfundimi i punimeve në këtë rrugë synon përmirësimin e infrastrukturës dhe lehtësimin e qarkullimit për banorët dhe qytetarët që e përdorin këtë aks rrugor.
“Mirëmëngjes nga rruga Gjergj Balsha”, ka shkruar Rama.
Investimet në infrastrukturën rrugore në Prishtinë po vazhdojnë me qëllim të krijimit të kushteve më të mira për qytetarët. /Telegrafi/


