Please enter at least 3 characters.

Rama kujton Rugovën: Sa më shumë kalojnë vitet, aq më shumë ai do të lartësohet

2020/12/Takimi-i-qeverive-Kosove-Shqiperi-Isa-Mustafa-e-Edi-Rama-foto-Ridvan-Slivova-67-e1657974994866.jpg
14:"Ridvan Slivova

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përkujtuar presidentin e parë të Kosovës, Ibrahim Rugovën, në përvjetorin e 15 të vdekjes.

I pari i qeverisë shqiptare, këtë e ka bërë përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Sa më shumë kalojnë dhe do të kalojnë vitet, aq më shumë do të lartësohet Ibrahim Rugova në sytë e krejt shqiptarisë”, ka shkruar Rama.

Bashkë me këtë përkujtim Rama ka bashkangjitur edhe një fotografi të ish-presidentit Rugova dhe hashtagun “LiriaKaEmër”./Telegrafi/