Rama i bie daulles në inaugurimin e rrugës
02/05/2025
Kryetari i PS Edi Rama mbylli vizitën e tij në Dibër në një mënyrë të pazakontë.
I shoqëruar nga muzika e vallet në sfond, Rama i ka rënë edhe vetë daulles me rastin e inaugurimit të rrugës Maqellarë-Peshkopi.
“Ja edhe e sapo-përfunduara rruga Maqellarë – Peshkopi, e cila e çon Rrugën e Arbrit deri në qendër të qytetit dhe e mbyll me sukses këtë vepër”, shkruan Rama në Facebook.
Postimi i plotë i Edi Ramës:
Dibër – Ja edhe e sapopërfunduara rruga Maqellarë – Peshkopi, e cila e çon Rrugën e Arbrit deri në qendër të qytetit dhe e mbyll me sukses këtë vepër, që pa këtë segment do të na linte në shpinë romuzet e bulevardit të Peshkopisë, i cili meqë ra fjala, po qendiset bukur edhe ai tani që flasim????.


