Please enter at least 3 characters.

Rakitic: Neymar do të shkëlqejë në Botëror

2018/06/brazilserbi-1.jpg
302:"MOSCOW, RUSSIA - JUNE 27: Neymar Jr and Fagner of Brazil celebrate after their second goal scores by Thiago Silva (not pictured) during the 2018 FIFA World Cup Russia group E match between Serbia and Brazil at Spartak Stadium on June 27, 2018 in Moscow, Russia. (Photo by Michael Steele/Getty Images)
12:"Getty Images

Ivan Rakitic ndjen se ish-kolegu i tij te Barcelona, Neymar, do të vazhdojë të rritet në garën më të madhe të kombëtareve, Rusia 2018.

Neymar ka dështuar ta tregojë veten në Kampionatin Botëror, por Rakitic beson se në fazën e eliminimit direkt braziliani do të shfaqë cilësitë e tij.

“Neymar është një prej lojtarëve të mi të preferuar në këtë Kampionat Botëror. Unë gjithmonë do ta kisha dashur atë në ekipin tim”.

“Ai ka një mënyrë të veçantë të lojës dhe nuk ka nevojë që t’I përshtatet të gjithëve, por ky është ai. Ky është stili i tij dhe ai po kënaqet duke luajtur futboll, kështu që ai ndërmer rreziqe”.

“Ai është një prej lojtarëve më të mirë në botë dhe ai po bëhet edhe më i mirë gjatë turnout”.

“Mund të thuani se ai po mendon më pak e më pak për lëndimin dhe jam i sigurt se ne do të kënaqemi me futbollin e tij gjatë këtij Kampionati Botëror”, u shpreh Rakitic. /Telegrafi/