Please enter at least 3 characters.

Raikkonen penalizohet për aksidentin me Bottas (Video)

2016/01/raikkonen-penalizohet-p-euml-r-aksidentin-me-bottas-video_hd.jpg

Aksidenti mes dy pilotëve ndodhi në kthesën e tretë në garën e zhvilluar dje në pistën e Sochi, teksa dy finlandezët po duelonin për një vend në podium (vendin e tretë). Raikkonen erdhi me shpejtësi në kthesë dhe nuk pati mundësi të evitonte përplasjen me Bottas, që përfundoi jashtë piste, transmeton telesport.

Edhe vetë finlandezi i Ferrarit pati probleme me pjesën e poshtme të makinës, por arriti ta përfundojë garën në vendin e pestë. Por, pas penalizimit që mori nga komisarët e pistës, ai humbi 3 pozizione, pasi 10 sekondat “stop and go” në bokse u konvertuan në 30 sekonda kohë e humbur. Kjo do të thotë që Raikkonen ta mbyllë garën në vendin e tetë. Fatlum në këtë aksident është Sergio Perez me Force India, që ishte pas dy finlandezëve dhe u ngjit në vendin e tretë.