Please enter at least 3 characters.

Rafinha do të mungojë gjashtë muaj pas operacionit në gjurin e majtë

2018/12/Rafinhafk.jpg
273:"MADRID, SPAIN - NOVEMBER 03: Rafael Alcantara alias Rafinha of FC Barcelona reacts during the La Liga match between Rayo Vallecano de Madrid and FC Barcelona at Campo de Futbol de Vallecas on November 03, 2018 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)
12:"Getty Images

Mesfushori i Barcelonës, Rafinha, nuk do të luajë në gjashtë muajt e ardhshëm, pasi i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjike në gju.

25-vjeçari e lëndoi ligamentin kryesor të gjurit të majtë në barazimin (1-1) e muajit të kaluar kundër Atletico Madridit në Wanda Metropolitano.

Klubi katalunas ka konfirmuar të martën se operacioni i brazilianit ishte i suksesshëm dhe se do të mungojë në gjashtë muajt në vazhdim.

"Lojtari i ekipit të parë, Rafinha, i ka operuar me sukses ligamentet e gjurit të majtë. Intervenimin e ka bërë Dr. Ramon Cugat nën mbikëqyrje të shërbimeve mjekësore të klubit dhe ai nuk do të mund të luajë për afro gjashtë muaj", thuhet në njoftimin e Barcës.

Kjo është hera e tretë që futbollisti pëson një lëndim serioz që e mban një kohë të gjatë jashtë fushe.

Në vitin 2015, ai e lëndoi ligamentin kryesor të gjurit të djathtë, ndërsa në vitin 2017 mungoi shtatë muaj pas lëndimit të meniskut.

Theksojmë se në këtë edicion, Rafinha i ka zhvilluar pesë ndeshje në La Liga dhe dy të tjera në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/