Please enter at least 3 characters.

Radiohead me album të ri

2016/01/radiohead.png

Rokerët e grupit “Radiohead” janë duke punuar në albumin e tyre më të ri dhe këtë e kanë konfirmuar me publikimin e fotografive në rrjetet sociale.

Kompozitori Robert Ziegler, i cili ishte pjesë kyçe e albumit të vitit 2011, “The Kin gof Limbs”, ka postuar në rrjetin social Twitter një fotografi, në të cilën shihet grupi duke punuar në studio, transmeton Koha.net.

Në fotografi është e gjithë orkestra, gjithashtu edhe pjesëtarët e tjerë të grupit Thom Yorke, Jonny Greenwood, Ed O’Brien dhe Nigel Godrich duke biseduar në studio.

Ditë më parë bateristi i grupit, Phillipp Selway, kishte njoftuar se albumi i nëntë i grupit është duke u punuar në studio dhe mund të përfundojë në fund të vjeshtës, por ka mundësi që në këtë vit nuk do të lansohet, raporton Nme.

“Do të kemi një vjeshtë mjaft të ngarkuar. Ne vetëm duam që të incizojmë tani, kjo është ajo ku jemi aktualisht. Tani vetëm sa kemi filluar”, është shprehur Selway.