Please enter at least 3 characters.

Radcliffe dëshiron të jetë armiku i Bondit

2016/01/radcliffe-d-euml-shiron-t-euml-jet-euml-armiku-i-bondit_hd.jpg

Ylli i filmave “Harry Potter” dëshiron ta provojë veten në filmat aksion dhe roli negativ në ndonjë vazhdim rreth agjentit britanik do t’ia mundësonte këtë.

“Daniel mendon se do të ishte një karakter i shkëlqyer negativ në filmat për Bondin. Atij i pëlqejnë shumë ato filma, por i admiron negativët, po aq sa Bondin”.

“Ai mendon se mund të paraqitet si një djalë i keq modern, një mendje e tmerrshme që dëshiron ta mposhtë MI5”.

“Ndoshta ai nuk e ka fizikun për t’u përballur me Daniel Craigun, mirëpo aktrimi i tij mund ta bëjë një kërcënim”, ka thënë një burim për The Sun. /Telegrafi/