Qytetet më të mira të botës për të rinjtë: Berlini nr. 1, Montreali i dyti, New Yorku i 8-ti
Një studim i ri i ka zbuluar qytetet më të mira për mijëvjeçarët dhe del se Berlini është më i preferuari i të rinjve.
Studimi ka analizuar faktorët si përballueshmëria financiare, kualiteti i jetës së natës, ekonomia, toleranca e emigracionit dhe migrimi i të rinjve, transmeton Telegrafi.
Rezultatet kanë treguar se kryeqyteti i Gjermanisë, pra Berlini, e mposhtë Londrën e Manchesterin, si dhe Nju Jorkun si vendi më i preferuar nga të rinjtë.
Hulumtimet e ‘Nestpick’-ut janë përqendruar në katër fushat kryesore të ekosistemit biznesor, duke filluar nga gjërat esenciale (akomodimi, ushqimi...), rekreacioni, etj., dhe i ka renditur faktorët në një shkallë prej 1 (të ulët) deri në 10 (të lartë)
Kështu del se Berlini është i pari, ku ka 24/7 jetë të natës, barazi gjinore si dhe tolerancë ndaj komunitetit LGBT.
Berlini ka marrë notën 10/10 për skenën e jetës së natës, dhe gjithashtu ka marrë pikë të larta edhe për ushqim, transport, festivale dhe, normalisht, për birrë.
I dyti është renditur qyteti kanadez Montreali, i cili kryesisht ka marrë pikë të larta në tolerancën ndaj emigracionit, në tolerancën ndaj komunitetit LGBT dhe në skenën e festivaleve.
Londra është renditur e treta, që lavdërohet shumë për lirinë personale.
Ndërkaq me 10/10 pikë për respekt të lirisë personale dhe festivaleve, Amsterdami është renditur i katërti.
Kjo është lista e plotë me 15 qytetet më të preferuara për të rinjtë e ditëve të sotme:
1. Berlini, Gjermani2. Montreali, Kanadë3. Londra, Angli4. Amsterdami, Holandë5. Toronto, Kanadë6. Vancouveri, Kanadë7. Barcelona, Spanjë8. Nju Jorku, SHBA9. Cologne, Gjermani10. Mançesteri, Angli11. Hamburgu, Gjermani12. Bristoli, Mbretëri e Bashkuar13. San Francisko, SHBA14. Austini, SHBA15. Parisi, Francë. /Telegrafi/


