Please enter at least 3 characters.

Qytetarët kërkojnë drejtësi për Astritin (Foto)

2016/11/4-76.jpg

Qytetarë shumtë, anëtarë të shoqërisë civile dhe aktivistë të lëvizjes Vetëvendosje kanë protestuar të hënën në Prishtinë, me moton “Drejtësi për Astritin”.

Në këtë protestë u kërkua që drejtësia të vihet në vend dhe një hetim i pavarur lidhur me vdekjen e Astrit Deharit.

Aktivistja e shoqërisë civile, Besa Luzha tha se ministrja e Drejtësisë, drejtori i burgut, gardianët, etj, duhet dhënë përgjegjësi.

Ajo në emër të protestuesve kërkoi një hetim të pavarur lidhur me vdekjen e Astrit Deharit.

Astrit Dehari, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje vdiq më 5 nëntor në rrethana të paqarta në Qendrën e Paraburgimit në Prizren ku po mbahej nën dyshimet për sulmin e 4 gushtit në Kuvendin e Kosovës. /Telegrafi/