Please enter at least 3 characters.

Quni: Nuk u përmbushën pritjet e atyre që e deshën dështimin e LDK-së

2019/08/quni.jpg

Deputeti i LDK-së, Anton Quni, pas Kuvendit Zgjedhor të LDK-së, ka thënë se sot nuk u përmbushën pritjet e atyre që deshën të shohin dështimin e LDK-së.

Quni, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kuvendi i sotëm ishte i suksesshëm dhe në përputhje me rregullat statutare të partisë.

Postimi i plotë i Qunit:"Nuk u permbushen pritjet e atyre qe deshen te shohin deshtimin e LDK-se. Suksesshem dhe ne perputhje me rregullat statutare te partise, LDK-ja zgjodhi Kryetarin Isa Mustafa dhe Keshillin e Pergjithshëm.Kryetari Mustafa, ne paraqitjen e pare pas marrjes se mandatit ka thene se LDK-ja do te fitoj garen nacionale dhe ka premtuar me shume hapsirë e mundesi per brezin e ri.Dega e Prizrenit, ne Keshill do te perfaqesohet nga;Anton QuniHatim BaxhakuHaxhi AvdyliSadije Osaj JakupiXhavit Ukaj dheDriton SelmanajUrime dhe na prifte e mbara!" (sic.), ka shkruar Quni.

Të përkujtojmë se Anton Quni në zgjedhjet e sivjetme brenda LDK-së, u zgjodh kryetar i Degës së LDK-së në Prizren. /Telegrafi/