Please enter at least 3 characters.

Qofte të pjekura në oriz

2024/01/e3b399237d4d52d-123.jpg

Edhe një mënyrë ndër qindra të tjera të përgatitjes së qofteve...Përbërësit:- 600 g mish të bluar;- 3 qepë;- 1 gotë ajkë të thartë;- kripë;- piper;- 1 simite bajat;- 0,5 dl qumësht;- majdanoz;- 2 thelpinj hudhre;- vaj;- 200 g oriz;- rigon.

Përgatitja:

Simiten njomeni në qumësht.

Mishit shtoni 1 qepë të grirë imët dhe thelpinjtë e hudhrës, të fërguar në vaj, kripë, piper, majdanozin e kulluar dhe simiten e thërrmuar.

Të gjitha përzieni dhe formoni qoftet.

Në vaj fërgoni 2qepë. Në enën për pjekje qitni qepët e fërguara dhe 200 g oriz.

Masën fërgojeni, pastaj sipër saj radhisni qoftet, qitni sipër 2 dcl ujë dhe piqni në furrë 35 minuta në 200 gradë celsius.

Nxirreni nga furra dhe tundni 2 vezë dhe ajkën, qitni sipër qofteve, qitni rigonin dhe kthejeni në furrë edhe 15 minuta që të piqet.

Shërbejeni të ngrohtë me sallatë sezoni...

Ju bëftë mirë! – transmeton Telegrafi.