Please enter at least 3 characters.

QMK: Pesë zjarre aktive në hapësirë të hapur, 42 janë shuar deri në mëngjes

2017/09/zjarre.jpg

Në territorin e vendit deri në orën 07:30 të mëngjesit janë regjistruar gjithsej 51 zjarre në hapësirë të hapur, nga të cilat pesë janë aktive, katër janë nën kontroll, ndërsa 42 janë shuar, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

Sipas informacioneve të QMK-së, zjarret janë aktive mbi fshatin Moranë, në zonën midis Vrtekicës dhe Gaberit në Komunën e Studeniçanit, ku është prekur një pyll i përzier, pranë fshatit Baldovc i Vjetër në Komunën e Bosilovës, ku digjet bimësi e ulët dhe shamak, pranë fshatit Makovë në Komunën e Novacit, pranë fshatit Muzdivnjak në Komunën e Kriva Pallankës dhe në zonën e fshatit Loznan në Komunën e Mogillës, ku janë prekur zonat me bimësi të ulët.

Nën kontroll janë zjarri në deponinë e qytetit në Dellçevë, zjarri në Novo Sellë në malin Ograzhden, zjarri në fshatin Manastirsko Dolenci në komunën e Kërçovës dhe zjarri në fshatin Kopanicë në Komunën e Jegunovcës.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shuar 42 zjarre në lokacione të ndryshme në vend, duke përfshirë në komunat Vrapçisht, Gostivar, Zhelinë, Jegunovc, Tetovë, Dellçevë, Probishtip, Shtip, Dibër, Debarcë, Kërçovë, Resnjë, Prilep, Krivogashtan, Manastir, Ilinden, Gazi Babë, Kisella Vodë, Çair, Zelenikovë, Saraj, Gjorçe Petrov, Shuto Orizare, Makedonski Brod, Kumanovë, Tearcë, Qendër Zhupë, Novac, Dollnen dhe Likovë.