Please enter at least 3 characters.

QMK: 14 vatra zjarri aktive në gjithë Maqedoninë

2017/09/zjarre.jpg

Deri në orën 6 të mbrëmjes, 14 zjarre ishin regjistruar në zona të hapura, raportoi Qendra e Menaxhimit të Krizave.
Gjithsej 14 zjarre në ajër të hapur janë regjistruar në të gjithë vendin deri në orën 18:00. Nga këto, pesë janë aktive, dy janë nën kontroll dhe shtatë janë shuar plotësisht.

Zjarret aktive: Komuna e Ilindenit – fshati Mrševci (bar i thatë); Komuna e Bosilovës – fshati Sekirnik (deponi); Komuna e Çashkës – fshati Vojnicë (pyll i degraduar me kërcell të ulët dhe bar i thatë); Komuna e Kavadarit – fshati Shivec (bar i thatë); Komuna e Shtipit – fshati Dolani".

"Zjarret nën kontroll: Komuna Demir Hisar – deponia e qytetit;Komuna Kratovë – fshati Zheleznicë (deponi)".

"Zjarret e shuar: Komuna e Manastirit – pranë Varrezave Katolike (bar i thatë); Komuna e Prilepit – fshati Malo Konjari (bar i thatë); Komuna e Prilepit – pranë Shkollës së Mesme “Orde Çopela” (mbeturina); Komuna e Tearcës – fshati Neproshteno (ara); Komuna e Gostivarit – fshati Banjica (bar i thatë); Komuna e Gostivarit – komuna Javor, vendbanimi Pitarnicë (bar i thatë); Komuna e Gostivarit – vendbanimi Maleadri (bar i thatë)", thonë nga QMK.