Please enter at least 3 characters.

QKUK: Këmbësorja që u godit nga vetura ka marrë lëndime serioze

2019/08/qendra-klinike-emergjente-QKUK-foto-Ridvan-Slivova-16-e1544818786582-780x439.jpg

Këmbësorja 20-vjeçarja e cila u godit nga vetura të dielën në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë, është vënë nën përkujdesje intensive në QKUK.

Siç bën të ditur shefi i Intensivës, Shaqir Uka, ajo ka marrë lëndime të rënda trupore.

Uka shtoi se gjendja e saj është akoma e njëjtë.

“Lëndimet janë jashtëzakonisht shumë serioze, vajza vazhdon të jetë nën kontroll dhe përkujdesje aktive po ashtu nën shoqërimin e barnave”,ka thënë Uka.

Ndryshe, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, pas aksidentit ka thënë për Telegrafin se rasti është në hetim për identifikimin e personit, pasi që i njëjti  ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Policia vazhdimisht apelon tek ngasësit që ta përshtatin shpejtësinë në trafik dhe t'i respektojnë rregullat e komunikacionit.