Qipro 0-2 Kosova, Dardanët e nisin me fitore si mysafir, Berisha e Zhegrova shënojnë
Përfaqësuesja e Kosovës e ka nisur për mrekulli kampanjën e re në Ligën e Kombeve, asi kanë marrë fitore në udhëtim te Qipro 0-2.
Pjesa e parë i ka takuar vendasve që krijuan më shumë raste shënimi dhe u treguan shumë të rrezikshëm, por në pjesën e dytë Dardanët shënuan dy herë për të marr fitoren.
Valon Berisha dhe Edon Zhegrova i shënuan golat në këtë ndeshje.
Për ta parë se çfarë ndodhi minutë pas minute, mund t'i lexoni të gjitha më poshtë.
Telegrafi do t'ju mbajë të informuar në kohë reale për të gjitha detajet e kësaj ndeshje.
02/06/2022 19:52-Mbyllet ndeshja
Kosova e fiton ndeshjen e parë si mysafir i Qipros me rezultat 2-0.
02/06/2022 19:48
90' Gjyqtari ka dhënë 4 minuta lojës shtesë.
02/06/2022 19:44
86' Rashica del, Bytyqi futet në lojë.
02/06/2022 19:43
85' Zhegrova futet bukur në zonë, tentojë të pasojë te Rashica, por mbrojtja qipriote ndal aksionin.
02/06/2022 19:36-GOOOOOOOOOOOL
78' Edon Zhegrova me disa lëvizje të bukura trullos mbrojtjen qipriote, duke shënuar për 2-0.
https://www.dailymotion.com/video/x8bbcoi
02/06/2022 19:29
71' Shtylla! Fidan Aliti gjuan bukur, topi ndalet në shtyllë, por Rrahmani kishte rast ta shtynte në rrjetë - gjë që nuk ia arriti.
02/06/2022 19:28
70' del Idiriz, futet Loshaj.
02/06/2022 19:24-GOOOOOOL
65' Aksion i bukur i Kosovës, që kthehet në gol. Zhegrova dhe Muriqi bashkëveprojnë, ky i fundit pason te Valon Berisha i cili me një gjuajtje të bukur shënon për 1-0.
https://www.dailymotion.com/video/x8bbc5o?fbclid=IwAR1mVSDjtOYBPBJj3Gw_bcsOYMewOqg7VEC2vmA6ja5xDVrHwBKII1zMj5Y
02/06/2022 19:21
63' Rashica gjuan nga distanca, pret Michael.
02/06/2022 19:18
59' Edon Zhegrova kalon disa lojtarë, gjuan drejt portës, por topi shkon ngjitur me shtyllën. Goli po sillet rrotull.
02/06/2022 19:15
57' Çfarë raste po humbet Kosova. Milot Rashica del sërish i vetëm me portier, por gjuajtja e tij shkon jashtë.
02/06/2022 19:14
56' Rashica merr një pasim nga Muriqi, mbron portieri.
02/06/2022 19:13
55' Blendi Idrizi gjuan mbi portë pas asistimit të Amir Rrahhmanit.
02/06/2022 19:12
54' Muriqi sërish rast të mirë, por mbron portieri.
02/06/2022 19:09
51' Tjetër rast i mirë për Kosovën. Berisha harkon, Muriqi gjuan me kokë jashtë.
02/06/2022 19:06
49' Aro Muriq lëshon një pasim nga porta në portë, por goditja e Berishës përfundon në duart e portierit të Qipros.
02/06/2022 19:04
47' Kosova e nis në sulm. Rashica harkon për Muqirin, por topi devijohet nga mbrojtja e shkon te Kastrati që gjuan mbi portë.
02/06/2022 19:03
46' Nis pjesa e dytë.
02/06/2022 18:56-Statistikat e pjesës së parë
02/06/2022 18:47-Mbyllet pa gola pjesa e parë
02/06/2022 18:47
45' Edon Zhegrova gjuan bukur nga distanca, portieri dërgon topin jashtë.
02/06/2022 18:43
41' Qipro kishte rast shumë të mirë. Pieros Sotiriou për fat tonin gabon nga afër.
02/06/2022 18:37
35' Mirlind Kryeziu ndëshkohet me karton të verdhë. Para tij ishte ndëshkuar Lirim Kastrati.
02/06/2022 18:36
34' Harkim i rrezikshëm në zonën e Kosovës, Aro Muric dhe Lirim Kastrati nuk kuptohet, por mbrojtësi dërgon topin në këndore.
02/06/2022 18:30
28' Rasti më i mirë për ne. Rashica bukur pason te Berisha, i cili në vend të gjuaj, tenton ta pranojë topin, por e dërgon jashtë.
02/06/2022 18:28
27' Rashica futet në zonë, por ngatërrohet me topin dhe rasti nuk konkretizohet.
02/06/2022 18:27
25' Valon Berisha gjuan nga distanca, por jashtë porte.
02/06/2022 18:23
22' Një ofenzivë e lojtarëve të Qipros, Kastanos gjuan, por topi devijohet.
02/06/2022 18:15
14’ Marinos Tzionis tenton të harkojë, por bllokohet nga Lirim Kastrati.
02/06/2022 18:12
11' Aksion i bukur i Kosovës. Rashica kthen një top në zonë, por Muriqi nuk e pranon mirë.
02/06/2022 18:10
8' Sotiriou i Qipros gjuan, por mbi portën e Aro Muric.
02/06/2022 18:04
2' Aliti harkon në zonë, portieri qipriot pret.
02/06/2022 18:01-Fillon ndeshja
02/06/2022 17:59-Intonohen himnet, gjithçka gati për ndeshjen
Janë intonuar himnet e Kosovës dhe Qipros, gjithçka gati që ndeshja të fillojë.
02/06/2022 17:43-Qipro kundërshtar i panjohur për Kosovën – ecuria e tyre, lojtarët dhe trajneri
Kosova do të nis ciklin e edicionit të tretë të Ligës së Kombeve me ndeshjen në udhëtim te Qipro në kuadër të Grupit 2 në Ligën C dhe Telegrafi më poshtë iu sjell disa fakte dhe statistika në lidhje me ekipin tonë dhe atë kundërshtar.
Qiproja rinovoi qëndrimin e saj në Ligën C të Ligës së Kombeve duke fituar ndeshjen e tyre në “play-out” kundër Estonisë me rezultat të përgjithshëm 2-0, me ekipin e renditur në vendin e 105-të të FIFA-s.
Ata gjithashtu e gjejnë veten të renditur vetëm dy vende më mirë se Kosova e 107-ta, në atë që është përballja e parë mes vete, por me Dardanët që kanë skuadër shumë më cilësore.
Lajmi i plotë...
02/06/2022 17:31-Pamja nga zhveshtorja e Kosovës para ndeshjes me Qipron
Kosova do të luajë ndaj Qipros si mysafir në ndeshjen e parë të këtij edicioni në Ligën e Kombeve.
02/06/2022 17:24-Edon Zhegrova merr numrin 9 te Kosova
Edon Zhegrovës iu është dhënë numri 9 në fanellë. Lajmin e bëri të ditur vetë lojtari, përmes një postimi në Instastory.
Anësori ka pasur një sezon shumë të mirë me skuadrën e tij të re, Lille në Ligue 1.
02/06/2022 17:03-FFK me video motivuese për startin e Ligës së Kombeve
FFK ka postuar një video për fillimin e sezonit në Ligën e Kombeve, ku shihen lojtarët dhe tifozët, gjatë ndeshjeve të shkuara.
02/06/2022 16:57-Formacionet zyrtare, Qipro – Kosovë: Giresse vjen me disa ndryshime
Kosova do ta nis Ligën e Kombeve ndaj Qipros si mysafir në AEK Arena në Larnaca.
Ndeshja fillon në ora 18:00, ndërsa do të jetë debutim në një ndeshje zyrtare për përzgjedhësin Alain Giresse.
Qipro: Michael, Kyrlakou, Gogic, Panaglotulu, Antoniou, Artymatas, Kastanos, Papulis, Ioannou, Tzonis, Sotiriou
Kosova: Muric, L. Kastrati, Rrahmani, Kryeziu, Aliti, Fazliji, Idrizi, V. Berisha, Zhegrova, Muriqi, Rashica.


