Please enter at least 3 characters.

Qindra studentë braktisin diplomimin gjatë fjalimit të shefit të Google

Qindra studentë kanë braktisur ceremoninë e diplomimit në Universitetin Stanford gjatë fjalimit të drejtorit ekzekutiv të Google, Sundar Pichai, në shenjë proteste dhe për të shprehur mbështetje për Palestinën.

Gjatë ceremonisë së diplomimit, mbi 100 deri në rreth 200 studentë u ngritën dhe u larguan nga salla sapo Pichai nisi fjalimin e tij.

Ata brohorisnin “Liri për Palestinën”, mbanin flamuj palestinezë dhe disa prej tyre u panë duke fishkëllyer dhe duke protestuar me pankarta.

- YouTubewww.youtube.com

Protesta u organizua nga grupe studentore që mbështesin Palestinën, të cilat kishin njoftuar më herët për këtë veprim si formë kundërshtimi ndaj lidhjeve të kompanisë Google me qeverinë izraelite, përfshirë kontrata të mëdha teknologjike dhe cloud computing.

Pavarësisht protestës dhe largimit të një pjese të të diplomuarve, ceremonia vazhdoi normalisht dhe Pichai e mbajti fjalimin e tij para atyre që mbetën në sallë.

Studentët e përfshirë në protestë deklaruan se qëllimi i tyre ishte të tërhiqnin vëmendjen ndaj rolit të korporatave të mëdha teknologjike në konfliktet ndërkombëtare dhe ndaj përgjegjësisë së tyre etike në marrëveshjet me qeveri të ndryshme.

Ngjarja u shndërrua në një nga momentet më të diskutueshme të ceremonisë së diplomimit të këtij viti në Stanford. /Telegrafi/