Please enter at least 3 characters.

Qeveria zgjat gjendjen e krizës për derivatet deri më 20 tetor

2016/03/Derivatet-foto-kualitet.jpg

Qeveria miratoi vendimin për vazhdimin e gjendjes së krizës për shkak të rrezikut për çrregullim të furnizimit me naftë dhe derivate të naftës. Masa do të jetë në fuqi nga 21 korriku deri më 20 tetor.

Sipas Qeverisë, vendimi mundëson reagim më të shpejtë në rast të problemeve me furnizimin ose rritjeve të mëdha të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

“Qëllimi i këtij vendimi është që Qeveria të ketë një mekanizëm të përshtatshëm ligjor për reagim të shpejtë dhe efikas, me qëllim ruajtjen e stabilitetit të furnizimit, zbutjen e pasojave nga çrregullimet eventuale të tregut dhe mbrojtjen e interesave dhe standardit jetësor të qytetarëve dhe ekonomisë”, thuhet në njoftimin e shërbimit për shtyp të Qeverisë.

Pas harmonizimit në kuadër të procedurave qeveritare, vendimi do t’i dorëzohet Kuvendit për shqyrtim dhe miratim, në përputhje me kompetencat ligjore.

“Qeveria do të vazhdojë t’i ndjekë me kujdes zhvillimet në tregun vendor dhe ndërkombëtar të energjisë dhe, nëse rrethanat e kërkojnë, do të vazhdojë të miratojë masa në kohë dhe të përshtatshme në interes të furnizimit të sigurt, stabil dhe të pandërprerë me naftë dhe derivate të naftës”, njoftoi shërbimi për shtyp i Qeverisë.