Qeveria ndau 30 milionë denarë për rindërtimin e sallës sportive “Rabotniçki” në Shkup
23/12/2023
Qeveria e RMV-së në seancën e djeshme të qeverisë ka marrë vendim për rishpërndarjen e mjeteve nga buxheti për rindërtimin e sallës sportive “Rabotniçki” në parkun e qytetit në Shkup.
Agjencia për Rini dhe Sport është përgjegjëse për transferimin e 30 milionë denarëve në llogarinë speciale të dedikuar të Komunës Qendër.
Sipas vendimit të qeverisë, mjetet e rishpërndara për Komunën Qendër janë ekskluzivisht për qëllimin për të cilin janë ndarë, pra për rikonstruksionin e sallës sportive “Punëtorët – Parku i Qytetit”, Komuna Qendër./Telegrafi/


