Please enter at least 3 characters.

Qeveria ndanë 500 mijë euro për Kosovën

2019/03/Kosova-Danimarka-foto-Ridvan-Slivova-66-3.jpg
14:"Ridvan Slivova

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është miratuar edhe vendimi që t’i ndahen mjete edhe ekipit të Kosovës në futboll.

Qeveria e Kosovës ka ndarë 500 mijë euro për ekipin kombëtar të Kosovës i cili ka arritur disa suksese që prej është bërë pjesë e garave ndërkombëtare të organizuara nga FIFA dhe UEFA.

Së fundmi, Kosova luajti edhe ndeshjen e parë kualifikuese për Evropianin 2020 ku barazoi 1-1 me Bullgarinë.

Suksese ka pasur edhe në Ligën e Kombeve, ku e ka fituar vendin e parë në grup.

Krerët e vendit në vazhdimësi kanë dashur të motivojnë lojtarët duke iu premtuar shpërblime për çdo sukses të arritur./KP/