Please enter at least 3 characters.

Qeveria merr vendim që të lejohen aktivitet sportive në ambientet e hapura dhe ato të mbyllura

2020/11/11ff6134-6fbf-475d-a940-90c62b2ee964.jpg

Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga Kryeministri Avdullah Hoti, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, ka mbajtur mbledhje korresponduese (mbledhje elektronike), në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar vendimin për masat e veçanta për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.

Komiteti për Koordinimin dhe Vlerësimin e situatës emergjente me Coronavirus – COVID -19, ka vlerësuar dhe i ka dhënë rekomandimet për Ministrinë e Shëndetësisë, përkatësisht për ndërmarrjen e masave të nevojshme për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës, transmeton Telegrafi

Lejohen aktivitetet sportive në hapësira të mbyllura dhe të hapura, stërvitjet dhe garat mund të organizohen në sportet individuale; në hapësirat e mbyllura, gjatë stërvitjes mund të marrin pjesë deri në 20 persona.

Ndërsa në organizimin e garave mund të marrin pjesë deri ne 50 persona, bazuar në protokolle dhe udhëzime vendore dhe ndërkombëtare sportive, të bazuar në Manualin për mbrojte nga përhapja e COVID -19.

Matja e temperaturës është e detyrueshme gjatë hyrjeve në objekte të mbyllura sportive si dhe në hapësirat e hapura sportive. /Telegrafi/