Please enter at least 3 characters.

Qeveria e Kosovës miraton nismën për heqjen e vizave me Pakistanin, për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe zyrtare

2020/03/89070901_1608235422687015_6237056700143108096_n.jpg

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka miratuar heqjen reciproke të vizave hyrëse për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe zyrtare ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj Islamike të Pakistanit.Në parashtrimin e kësaj nime për aprovim, ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca ka thënë se nisma në fjalë është iniciuar me propozimin e palës Pakistaneze.“Lidhja e kësaj marrëveshje është e rëndësishme për Qeverinë e Kosovës sepse nga njëra anë mundëson realizimin e udhëtimeve zyrtare  për përfaqësuesit shtetëror të të dyja vendeve duke evituar procedurat administrative dhe konsullore dhe në anën tjetër një lehtësim i tillë do të kontribuonte në themelimin e bashkëpunimit në mes Kosovës dhe shtetit mik Pakistanit”, tha Konjufca.Kjo kërkesë e ministrit Konjufca u përkrah nga kabineti qeveritar me shumicë votash. /Telegrafi/