Please enter at least 3 characters.

Qeveria e Kosovës aprovon projektet për ndërtimin e dy stadiumeve dhe rinovimin e dy tjerëve

2024/03/Shahin-Haxhiislami-2-e1730891409639.jpg

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, të 229-tën, ku ka marrë disa vendime për projekte kapitale.

Mbledhja e 229-të e Qeverisë duket e frytshme për sportin kosovar, pasi aty janë aprovuar disa projekte të rëndësishme.

Projektet sportive për ndërtimin e stadiumeve dhe rinovimin e disa prej tyre tashmë kanë marrë aprovim në mbledhjen elektronike.

Qeveria e Kosovës ka aprovuar projektet kapitale si projekte kapitale shumë-vjeçare, ndërtimin e ‘Stadiumit të Qytetit’ në Pejë dhe ndërtimin e ‘Stadiumit të qytetit’ në Ferizaj.

Përveç ndërtimit, Qeveria ka aprovuar edhe projektet për rinovimin e stadiumit “Përparim Thaçi” në Prizren dhe renovimin i ‘Stadiumit të Qytetit’ në Vushtrri;

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike në të cilën ka:-     Aprovuar projektet kapitale si në vijim si projekte kapitale shumë-vjeçare:Ndërtimi i Stadiumit të Qytetit në Pejë;Renovimi i Stadiumit “Përparim Thaçi” në Prizren;Ndërtimi i Stadiumit të Qytetit në Ferizaj;Renovimi i Stadiumit të Qytetit në Vushtrri;/Telegrafi/