Please enter at least 3 characters.

Qeveria, 50 mijë euro për Epopenë e UÇK-së

2016/03/epopeja.jpg

Epopeja e UÇK-së edhe sivjet do të mbahet nën patronatin e Qeverisë së Kosovës, gjegjësisht nën patronatin e kryeministrit.

Për organizimin e këtij manifestimi që mbahet më 5,6 dhe 7 mars, Qeveria ka ndarë 50 mijë euro, si dhe ka formuar Këshillin Organizativ për këtë manifestim.

Këto propozime janë miratuar sot në mbledhjen e Qeverisë. Megjithëse dy ministra serbë të Qeverisë Mustafa kanë abstenuar.