Qeni muskuloz dhe ‘trim’, ecën në maje putrash nga frika prej maces (Video)
14/06/2016
Në një shtëpi në New York, është xhiruar momenti kur qeni me ngjyrë kafe, ka ecur në maje të putrash, duke u kujdesur që të mos e zgjoj macen.
Në shikim të parë, ky Pit Bull duket se është trim dhe i guximshëm, por ‘i zoti shtëpisë’, duket se është një kafshë që konsiderohet më e butë.
Në videon e publikuar, qeni i quajtur Redd duket i kujdesshëm dhe i frikësuar, se mos i del ndonjë telash me macen, e cila nuk shihet.
Mësohet se ky qen sapo është adoptuar, dhe ende nuk e ka në zotësi ambientin ku jeton.
“Ngjanë me shumë shokë të mi, që nga jashtë duken të fuqishëm, por frikësohen edhe nga macja” ka komentuar dikush me mahi, lidhur me këtë rast. /Telegrafi/


