Qeni i vogël bën punë të madhe
13/01/2012
Lucy nuk bën punë të rrezikshme, por sidoqoftë konsiderohet e vlefshme, sepse punon si qen terapeutik në programin “Nxitësi i dashurisë” në New Jersye.
Çdo javë Lucy viziton spitalet, shtëpitë e pleqve dhe qendrat e rehabilitimit për t’i ndihmuar njerëzit në nevojë. Lucy punon edhe me fëmijët me invaliditet dhe rininë problematike. “Pasi është i vogël dhe i këndshëm, ajo automatikisht tërheqë njerëzit. Absolutisht është e mrekullueshme dhe nuk është çudi që njerëzit e adhurojnë”, tha pronarja e Lucyt Sally Leone Montufar, shkruan Huffington Post.
Përndryshe Lucy njohu pronaren e re kur pronarja e mëhershme e dha për adoptim, ndërsa Montuar menjëherë u dashurua në të. /Telegrafi/


