Please enter at least 3 characters.

Qëndrim Zyba asiston në fitoren e Slovan Liberec – ylli kosovar me shokë bëjnë hap të madh drejt Evropës

45:"FK Jablonec - FC Slovan Liberec (25.kolo) 0:0
19:"Jaroslav Appeltauer

Slovan Liberec mori një fitore tejet të rëndësishme në udhëtim ndaj Hradec Kralove në kuadër të javës së 29-të në elitën e futbollit çek.

Kjo ishte njëherësh xhiro e parafundit në kampionatin çek dhe fitorja u ka bërë nder ekipit të Zybës, pasi ata tashmë kanë hedhur një hap të madh drejt Evropës.

Zyba në këtë sfidë u aktivizua nga minuta e 60-të, por kjo nuk e pengoi atë që të lë shenja dhe të kontribuojë në fitore.

Reprezentuesi kosovar asistoi tek goli i dytë i mysafirëve i cili u shënua në minutën e 95-të të takimit.

24-vjeçari është aktivizuar këtë sezon në 17 ndeshje në kampionat, ku ka arritur të shënojë tre gola teksa ka po aq asistime.

Zyba me shokë tani do të luajnë ndeshjen e fundit të kampionatit javën e ardhshme ndaj Karvinas në shtëpi, ku edhe do vendoset përfundimisht pozita e tyre në renditjen tabelare./Telegrafi/