Please enter at least 3 characters.

Qendra Mediale në Çagllavicë nuk i duron tiketat në shqip as në shishe të ujit (Foto)

2017/12/shishe.jpg

Serbët e Kosovës nuk durojnë asgjë në gjuhën shqipe. Sot në Çagllavicë është organizuar një debat ku është folur për “pritjet e serbëve të Kosovës për dialogun Kosovë-Serbi”.

Ndonëse ky debat është organizuar nga KDI mbishkrimet shqip të stampuara në shishet e ujit janë hequr.

Tiketat ku shkruan “Ujë Rugove” janë hequr dhe ka mbetur vetëm shishja.

Nuk është hera e parë që në Qendrën mediale në Çagllavicë hiqen mbishkrimet shqip./Telegrafi/