Qendra Kennedy e ndryshon emrin në Qendra Trump-Kennedy
Bordi drejtues i Qendrës Kennedy, një nga qendrat më të njohura amerikane për artet performuese, ka marrë vendimin për të ndryshuar emrin në Qendra Trump-Kennedy, konfirmoi Shtëpia e Bardhë.
Ky vendim, i cili tashmë ka shkaktuar shumë reagime, u mor me unanimitet.
Sekretarja për shtyp, Karolina Leavitt publikoi lajmin në rrjetet sociale, duke thënë se vendimi u mor për shkak të "punës së jashtëzakonshme që presidenti Trump ka bërë gjatë vitit të kaluar për shpëtimin e ndërtesës".
Leavitt gjithashtu uron presidentin John F. Kennedy, duke shtuar se "ky do të jetë me të vërtetë një ekip i shkëlqyer për një kohë të gjatë! Ndërtesa pa dyshim do të arrijë nivele të reja suksesesh dhe madhështie".
I have just been informed that the highly respected Board of the Kennedy Center, some of the most successful people from all parts of the world, have just voted unanimously to rename the Kennedy Center to the Trump-Kennedy Center, because of the unbelievable work President Trump…
— Karoline Leavitt (@PressSec) December 18, 2025
Pritet që ky hap të shkaktojë kundërshtime të konsiderueshme, sidomos në Uashington, ku qendra ka qenë për dekada një simbol kultivues, e emëruar ekskluzivisht sipas Kennedyt.
Kujtojmë se, pak pasi mori detyrën, presidenti Donald Trump shkarkoi të gjithë anëtarët e bordit drejtues të qendrës dhe në vend të tyre emëroi aleatët e tij, të cilët më pas e zgjodhën atë për kryetar të bordit.
Presidenti gjithashtu siguroi rreth 257 milionë dollarë nga fondet e Kongresit për financimin e punimeve të gjera për restaurimin e ndërtesës dhe mbulimin e kostove të tjera.
Ideja për një qendër kombëtare për artet performuese u shfaq që në vitet 1950. Pas atentatit ndaj presidentit të 35-të amerikan, John F. Kennedy, në vitin 1963, qendra u ndërtua dhe u emërua në nder të tij. /Telegrafi/


