Please enter at least 3 characters.

Qëllon në shenjë me shigjetë duke mbajtur harkun me këmbë (Video)

2016/09/Qëllon-në-shenjë-me-shigjetë-duke-mbajtur-harkun-me-këmbë-foto.jpg
11:"© LiveLeak

Bella Gantt nga Pensilvania e Shteteve të Bashkuara ia del të qëllojë gjithnjë në shenjë derisa mbanë harkun dhe gjuan shigjetën me këmbë.

Kur për shumë njerëz është e vështirë të qëllohet në pozicionin e duhur, nëntëvjeçarja qëndron me kokë poshtë dhe mbahet në duar, teksa trupi saj është komplet i lakuar, transmeton Telegrafi.

Gjimnastja e përkushtuar që e quan vetën ‘shigjetarja me këmbë’, ka publikuar disa video ku e tregon aftësinë e saj në zotërimin e harkut.

Në videon e postuar më poshtë, shihet rasti kur Gantt ka si cak disa balona, njërin prej të cilëve nuk ia dal ta pëlcasë.

Pos gjuajtjes me hark, ajo është e njohur edhe për vallëzim dhe ushtrime tjera gjimnastikore që kërkojnë shumë elasticitet. /Telegrafi/