Please enter at least 3 characters.

Qazim Laçi sikurse sulmues zone, tallet me mbrojtjen dhe portierin për të shënuar pastaj gol 

2024/09/GXxwauMXsAA_bGk-scaled.jpg

Mesfushori Sparta Pragës, Qazim Laçi është shfaqur si sulmues në përballjen me RB Salzburg në Ligën e Kampionëve. Çekët po fitojnë momentalisht 3-0, ku mesfushori shqiptar ishte ai që shënoi golin e tretë për ekipin e tij.Pas një topi të marrë në zonë Laçi bëri lëvizje sikurse sulmues brenda zonës duke nxjerrë jashtë loje dy mbrojtës dhe portierin.Më pas ishte mjaft e lehtë që ai të dërgonte topin në fundin e rrjetës për 3-0.

Kujtojmë që Laçi ishte shqiptari i vetëm në fushë deri nga minuta e parë, ndërsa në minutën e 64-të u fut në lojë Albion Rrahmani. Idrit Tuci dhe Ermal Krasniqi janë akoma në bankën rezervë. /Telegrafi/