PZAP refuzon ankesën e LVV-së ndaj aktivistit të LDK-së
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj aktivistit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Art Merkoja.
Pas vendimit, Merkoja ka falënderuar anëtarësinë e LDK-së dhe qytetarët për mbështetjen e tyre, duke theksuar se gjithçka ka qenë “e pastër dhe e drejtë sipas ligjit”.
“Refuzohet si e pabazuar ankesa e Xhelal Sveçlës dhe e VV-së ndaj meje. Gjithçka është e pastër dhe e drejtë sipas ligjit. Unë kam bërë edhe një ankesë në Agjencinë për Informim dhe Privatësi. Integriteti personal dhe edukata janë të shenjta!”, ka shkruar ai.
Merkoja ka shtuar se fitorja e madhe e LDK-së “po vjen”, duke e cilësuar këtë vendim si një konfirmim të drejtësisë dhe transparencës në veprimet e tij.


