Punëtori i një banke në Graçanicë dorëzon në polici mbi 500 euro të dyshuara si të falsifikuara
14/07/2026
Një punëtor i një banke ka njoftuar se gjatë kontrollit në bankomat ka hasur në 573 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën në Qagllavicë të Graqanicës.
Tutje thuhet se monedhat janë konfiskuar nga njësiti i forenzikës.
“Ankuesi mashkull kosovar, punëtor në bankë, ka njoftuar se gjatë kontrollit në bankomat ka hasur në 573 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara. Monedhat janë konfiskuar nga njësiti i forenzikës. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/


