Please enter at least 3 characters.

Punëtorëve të shtetit u dalin pagat

2018/02/Paying-with-euro.jpg

Ministria e Financave ka njoftuar se të gjithë shërbyesit e administratës publike dhe ata që marrin pagë nga Buxheti i Republikës së Kosovës, u ka bërë ekzekutimin e pagave për muajin prill.

"Ekzekutimi i pagave do të bëhet disa ditë më herët nga ekzekutimi i rregullt për nder të Ditës Ndërkombëtare të Punës - 1 Maji, dhe duke u nisur nga gjendja e mirë në bilancin bankar të Qeverisë", ka njoftuar Ministria e Financave, shkruan Telegrafi.

Me këtë rast, ministri i Financave Bedri Hamza të gjithë të punësuarve në Kosovë u uron Ditën Ndërkombëtare të Punës - 1 Maji. /Telegrafi/