Please enter at least 3 characters.

Pullë postare “Fehmi dhe Xhevë Lladrovci”

2016/01/femi-e-xheve-llafrovci-fotoalbum.jpg

Në 16-vjetorin e rënies të Fehmi e Xhevë Lladrovcit, Posta e Kosovës do të promovojë pullën postare “Fehmi dhe Xhevë Lladrovci”.

Në këtë manifestim, një përfaqësues i shtetit kroat do t’ia dorëzojë familjes Lladrovci një medalje për kontributin e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit në luftën çlirimtare të Kroacisë.

Ndërkaq, Shoqata e Luftëtarëve Shqiptarë në luftën e Kroacisë do t’i dorëzojë një mirënjohje familjes Lladrovci.

Në mëngjesin e 22 shtator të vitit 1998 bien heroikisht Fehmi e Xhevë Lladrovci në luftën e fundit për çlirimin e Kosovës. /Telegrafi/