Please enter at least 3 characters.

Publikohet videoja ku shfaqen Kate Middleton dhe princi William duke ngushëlluar djalin e tyre pas humbjes së Anglisë

2021/07/george.jpg

Princi William, Kate Middleton dhe djali i tyre, George, ishin në publik në ndeshjen finale të ‘Euro 2020’ në Wembley, ndërmjet Italisë dhe Anglisë.

Në një video të re të shpërndarë në rrjetet sociale, shihet çifti mbretëror duke e ngushëlluar djalin e tyre pas humbjes së Tre Luanëve nga Azzurrët.

Italia fitoi pas ekzekutimit të penalltive, ndërsa djali shtatëvjeçar është parë i pikëlluar teksa i shikonte lojtarët e zhgënjyer në fushë.

Më pas, vërehet nëna e tij, Kate, duke iu afruar. Dukesha e ka kapur për dore djalin e saj dhe e ka afruar pranë vetes.

Më pas është afruar edhe William duke e kapur djalin, duke i folur dhe pastaj e ka nxjerrë ngadalë nga stadiumi.

Reagimi i princit George në momentin e golit të Anglisë u bë hit në internet, pasi ai ishte gëzuar shumë, por më pas ka ardhur zhgënjimi. /Telegrafi/