Publikohet trailer-i i filmit "Animals"
Është publikuar trailer-i i “Animals”, ku në rolet kryesore luajnë Ben Affleck dhe Kerry Washington.
Filmi pritet të shfaqet në kinema më 9 tetor.
Filmi tregon historinë e një politikani dhe bashkëshortes së tij, jeta e të cilëve ndryshon krejtësisht pasi djali i tyre rrëmbehet.
Në teaser shfaqet fillimisht jeta e qetë familjare, derisa një telefonatë për rrëmbimin nis një seri ngjarjesh dhe një hetim të tensionuar.
Sipas përshkrimit zyrtar, kandidati për kryetar të Los Angelesit dhe gruaja e tij përfshihen në një rrjet mashtrimesh, teksa përpiqen të sigurojnë paratë për shpërblimin e rrëmbyesve.
Gjatë përpjekjeve për të shpëtuar djalin, ata detyrohen të marrin vendime të vështira që mund të shkatërrojnë jetën dhe familjen e tyre.
“Animals” është një projekt i rëndësishëm për Ben Affleck, i cili përveçse luan në film, është edhe regjisor, producent dhe bashkë-skenarist.
Skenarin e ka shkruar së bashku me Connor O. McIntyre dhe Billy Ray.
Në film luajnë gjithashtu Steven Yeun, Gillian Anderson, Adriana Paz, Ray Fisher, Matt Gerald, Jacob Estrada dhe Luis Gerardo Mendez.
Filmi është pjesë e projekteve të kompanisë së prodhimit Artists Equity, e themeluar nga Ben Affleck dhe Matt Damon, të cilët janë bashkëpunëtorë prej shumë vitesh. /Telegrafi/


