Please enter at least 3 characters.

Publikohet një foto e lojtarëve të Evertonit tre ditë pas goditjes skandaloze të Gueye ndaj Keane

Në ndeshjen mes Manchester United dhe Everton, e zhvilluar të hënën, u regjistrua një skenë e pazakontë. Lojtarët e Evertonit, Idrissa Gueye dhe Michael Keane, fillimisht u përplasën verbalisht dhe më pas situata u përshkallëzua, kur Gueye goditi shokun e tij të skuadrës me shuplakë.

Mesfushori senegalez u ndëshkua me karton të kuq, por Everton, pavarësisht inferioritetit numerik, arriti të fitojë ndeshjen me rezultat 1-0.

Klubi reagoi shpejt për të qetësuar situatën, ndërsa trajneri David Moyes u shpreh se ishte “i lumtur të shihte lojtarët e tij me pasion të tillë”, duke minimizuar incidentin.

Më pas, Everton publikoi në rrjetet sociale një fotografi të Gueye dhe Keane duke u përqafuar gjatë stërvitjes, të shoqëruar me mbishkrimin “vetëm dashuri”, duke treguar se çështja është zgjidhur brenda ekipit.


Pas ndeshjes, Moyes u shpreh se ishte i surprizuar nga vendimi i gjyqtarit për t’i treguar Gueye karton të kuq, por rregullorja e futbollit është e qartë: goditja e një shoku skuadre trajtohet njësoj si goditja e një kundërshtari. /Telegrafi/