Komuna e Kamenicës publikon listat e fermerëve përfitues të subvencioneve për prodhimin e qumështit
26/09/2025
Komuna e Kamenicës, përmes Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, ka shpallur listën e fermerëve përfitues të subvencioneve për prodhuesit e qumështit për gjashtëmujorin e parë të vitit 2025 (janar – qershor), përcjell Telegrafi.
Kjo masë synon mbështetjen e blegtorëve lokalë dhe stimulimin e prodhimit vendor të qumështit, si një sektor i rëndësishëm i bujqësisë në komunë.
Lista përfshin fermerët që kanë plotësuar kriteret dhe dokumentacionin e nevojshëm, në përputhje me udhëzimet administrative përkatëse.
Autoritetet komunale theksojnë se publikimi i listës rrit transparencën dhe ofron mundësi për çdo palë të interesuar që të ketë qasje në informacionin e subvencioneve.


