Please enter at least 3 characters.

''Publikohet'' bomba nga ''Stresat'' (Video)

2016/03/Përgjimet.jpg

Grupi humoristik nga Gostivari ''Stresat'' kanë thumbuar politikën ditore me projektin e ri që ata e kanë emëruar bombat, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në ''përgjimin'' e publikuar nga Stresat flitet për politikën aktuale. Në ''përgjim'' dëgjohet ''ministri, aktivisti, kryetari i partisë, një drejtor, një deputet dhe disa aktor tjerë''.

Këto ''bomba'' të Stresave kanë thumbuar përgjimet e publikuara nga partia opozitare LSDM ku dëgjohen zyrtar të lartë të partive shqiptare dhe maqedonase./Telegrafi/