Please enter at least 3 characters.

PSG mendon për Dalbertin

2018/08/Dalber-e1533650398608.jpg
295:"REGGIO NELL'EMILIA, ITALY - DECEMBER 23: Henrique Dalbert of FC Internazionale Milano in action during the serie A match between US Sassuolo and FC Internazionale at Mapei Stadium - Citta' del Tricolore on December 23, 2017 in Reggio nell'Emilia, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Pista Matteo Darmian për Interin mund të rikthehet nëse arrijnë të shesin Dalbert Henriquen te Paris Saint Germain.

Kampionët e Francës dëshirojnë një mbrojtës të majtë pasi së fundmi kanë shitur Yuri Berchiche te Athletic Bilbao.

Sipas TuttoMercatoWeb, skuadra franceze është seriozisht e interesuar për brazilianin.

24-vjeçari iu bashkua klubit nga Giuseppe Meazza vitin e kaluar, por nuk ka arritur të ketë shumë minuta në skuadrën e Luciano Spallettit.

Por, shanset janë që Interi të vihet pas Darmiasnit edhe nëse Dalber nuk lëviz nga klubi me bazë në Milano.

Darmian në një nga miqësoret e Man utd në International Champions Cup 2018 (Foto: Getty Images)

Mbrojtësi italian tashmë ka konfirmuar se dëshiron të largohet nga Djajtë e Kuq dhe rikthimi në Serie A është një nga dëshirat e tij.

Darmian në të kaluarën ishte pjesë e Torinos ku tregoi paraqitje fantastike. /Telegrafi/