PSG me ofertë marramendëse për Hazardin
20/01/2016
25-vjeçari është pjesë e shumë spekulimeve se do të largohet nga Stamford Bridge në fund të sezonit, me shumë klube të mëdha evropiane të interesuara për të.
PSG po i prin garës dhe, sipas BuzzSport, belgu po vlerësohet si zëvendësim ideal i Zlatan Ibrahimovicit, edhe pse nuk luajnë në pozitën e njëjtë, transmeton koha.net.
Suedezit i skadon kontrata në fund të sezonit dhe ka refuzuar të flasë për të ardhmen duke shtuar spekulimet se do të largohet nga kryeqyteti francez.


