Please enter at least 3 characters.

PSG kthen interesimin për Benzeman

2018/04/Benzema-PSG.jpg
304:"PARIS, FRANCE - MARCH 06: Karim Benzema of Real Madrid shoots past Alphonse Areola of PSG, but misses during the UEFA Champions League Round of 16 Second Leg match between Paris Saint-Germain and Real Madrid at Parc des Princes on March 6, 2018 in Paris, France. (Photo by Matthias Hangst/Getty Images)
12:"Getty Images

Sulmuesi francez, Karim Benzema, ka përfunduar përsëri në radarin e skuadrës së madhe nga Ligue 1, Paris Saint-Germain.

Benzema është duke përjetuar një sezon jo të mirë me Real Madridin dhe po flitet për një largim të tij nga Santiago Bernabeu.

Ylli francez ka kaluar plot nëntë sezone me Mbretërit, por si duket tani një largim i tij është më se i mundshëm.

Skuadrat e mëdha nga Liga Premier kanë shprehur interesim për francezin, por konkurrenca gjatë verës pritet të jetë shumë e fortë.

Karim Benzema (Getty Images)

Sipas mediumit Le10Sport, PSG mund ta kthejë vëmendjen e tyre drejt një lëvizjeje të verës për sulmuesin e Real Madridit, Benzema.

30-vjeçari ka kaluar një sezon të vështirë në Madrid dhe mund të pranojë një kthim në atdheun e tij, pasi do të ishte edhe më afër kombëtares.

PSG janë gjithashtu edhe pas Robert Lewandowskit dhe Mohamed Salahut, por Benzema mund të provojë një opsion më të përballueshëm se kjo dyshe.

Për Benzeman thuhet se interesim kanë shprehur edhe Liverpooli, Arsenali dhe Manchester Unitedi. /Telegrafi/