Please enter at least 3 characters.

PSG konfirmon lëndimin e Neymarit, tashmë dihet - ai është në dyshim ndaj Realit

2018/02/GettyImages-918988636.jpg
290:"MADRID, SPAIN - FEBRUARY 14:Neymar JR of Paris Saint-Germain in action during the UEFA Champions League Round of 16 First Leg match between Real Madrid and Paris Saint-Germain at Estadio Santiago Bernabeu on February 14, 2018 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)
12:"Getty Images

Paris Saint-Germain me anë të një komunikate ka konfirmuar lëndimin mjaft shqetësues të superyllit të klubit, Neymar.

Klubi parizien me anë të një komunikate në orët e vona të së hënës ka lëshuar një komunikatë ku ka konfirmuar lëndimin e brazilianit.

Neymar para duelit të parë ndaj Realit, Foto: Getty Images

Në këtë komunikim konfirmohet lëndimi i Neymarit, pa u caktuar koha e rikthimit, por natyra e lëndimit të tij sipas mediave ndërkombëtare sigurt e lë atë jashtë sfidës më të rëndësishme të sezonit.

"Ekzaminimet e realizuara gjatë të hënës (ultrazë dhe CT) konfirmuan një ndrydhje eksternale të nyjes së djathtë, po ashtu të ndërlidhur me ekzistencën e një frakture në metatarsalin e pestë (ashti i cili lidhë këmbën me gishtin e vogël)", shkruan në komunikatën e PSG-së.

(Foto: Getty Images/Twitter)

Edhe pse ishte tekniku Unai Emery ai që shpresoi në një rikthim të Neymarit duket se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Kjo pasi që shërimi i nyjes së ndrydhur dhe frakturës në metatarsalin e pestë merr kohë maksimalisht deri një muaj.

Ky është lajm i madh para duelit kthyes të PSG-së ndaj Real Madridit, ku francezët do të kërkojnë që të shkrijnë disavantazhin prej 3-1 nga ndeshja e parë.

Neymar u lëndua në klasiken franceze ndaj Marseille.

Mungesa e brazilianit shihet si kruciale, por thellësia në kualitet ja mundëson PSG-së që të vazhdojë të kërkojë rikthimin me ish lojtarin e Realit, Angel Di Maria, që pritet të zë vendin e tij në formacionin startues. /Telegrafi/