Please enter at least 3 characters.

PSG fiton me vështirësi ndaj Nice, kthehet lider në Ligue 1

2021/02/cb4ced0f8c2e89fc92dbf8ed5e63d459o2.jpg

PSG ka shënuar fitore ndaj Nice me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 25-të të Ligue 1.

Ndeshja për kampionët aktual doli të jetë më e baraspeshuar se sa ishte menduar, ku fitorja erdhi vetëm në pjesën e dytë.

Ishte Julian Draxler që shënoi për PSG-në (1-0) në minutën e 22-të.

Në pjesën e dytë ishte Nice që barazoi rezultatin me Rony Lopes në minutën e 50-të.

Por fitoren PSG-së ua siguroi Moise Kean kur ktheu epërsinë në 2-1.

Më këtë fitore PSG Ka 54 pikë, aq sa Lille që ka një ndeshje më pak. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore