Please enter at least 3 characters.

PSG edhe një transferim nga Bundesliga

2016/12/VfLWolfsburgvRealMadridCFUEFAChampionsTmNL5uYsx1mx.jpg

Kampioni në fuqi i Francës, Paris Saint Germain dëshiron të përforcohet edhe më shumë.

Pasi ka transferuar Julian Draxlerin, PSG kërkon edhe një lojtar nga skuadra gjermane Wolfsburg.

Ricardo Rodriguez është dëshira tjetër e PSG-së që po tenton ta mbyllë marrëveshjen me Wolfsburgun sa më parë.

24-vjeçari ka pasur disa sezone fantastike në Bundesliga dhe ka kërkuar një skuadër më të madhe.

Ky transferim pritet të finalizohet me PSG-në që do të paguajë 25 milionë euro për zviceranin. /Telegrafi/