Please enter at least 3 characters.

PSG dhe Lille luajnë për fitore dhe për vend të parë, formacionet zyrtare

2021/04/psg-lille.jpg

Paris Saint-Germain dhe Lille kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligue 1.  

Parisienët janë nikoqir të Lille në derbin e javës së 31-të në Ligue 1, takim i cili do të zhvillohet Parc des Princes nga ora 17:00.

Ekipi i Mauricio Pochettinos synon fitore për të mbajtur pozitën e parë dhe për të ikur tri pikë nga ndjekësit e Lille.

Në anën tjetër, mysafirët shpresojnë të dalin të pamposhtur nga ky takim në mënyrë që të mbesin me pikë të barabarta apo mbi PSG-në.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, përkundër mungesave të shumta.

PSG:Keylor Navas; Kehrer, Marquinhos, Kimpembe, Diallo; Gueye, Paredes; Di María, Neymar, Mbappe; KeanLille: Maignan; Djalo, Fonte, Botman, Reinildo; Renato Sanches, Andre, Soumare, Bamba; Ikone, David./Telegrafi/