Please enter at least 3 characters.

PSG dhe Benfica në sfidën për të marrë primatin – formacionet zyrtare

2022/10/psdgbnfica.png

Në Parc des Princes zhvillohet ndeshja e raundit të katërt në fazën grupore të Ligës së Kampionëve, ndërmjet Paris Saint-Germainit dhe Benficas.

Në takimin e parë të zhvilluar mes vete në Estadio da Luz, këto skuadra luajtën baras, ashtu që kanë nga shtatë pikë në Grupin H, duke qenë se i kanë fituar dy sfidat tjera.

Nuk do të mungojë edhe një përballje taktikash ndërmjet trajnerëve Christophe Galtier dhe Roger Schmidt.

Formacioni startues i Paris Saint-Germainit: Donnarumma; Ramos, Marquinhos, Danilo; Hakimi, Verratti, Vitinha, Bernat; Sarabia, Mbappe, Neymar.

Formacioni startues i Benficas:Vlachodimos; Bah, Otamendi, Antonio Silva, Grimaldo; Florentino, Enzo Fernandez; Aursnes, Rafa Silva, Joao Mario; Gonçalo Ramos.

Juventusi dhe Maccabi Haifa janë skuadrat tjera që bëjnë pjesë ne Grupin H. /Telegrafi/